Transmetuar më 17-01-2020, 18:36

Përdhunon dhe vret një vajzë 6 vjeç, por banorët e kapin dhe e djegin të gjallë. Alfredo Roblero, u ndoq dhe kap nga një turmë njerëzish, e cila zbuloi se ai kishte përdhunuar dhe vrarë një vajzë të vogël.

Banorët e fshatit Cacahoatan, në shtetin e Chiapas, në Meksikë, ju afruan, e lyen me benzinë dhe i vunë zjarrin.

Ai akuzohej për përdhunimin dhe vrasjen e vogëlushes Jarid, vetëm 6 vjeçe, e cila ishte zhdukur prej disa ditësh.

Trupi i pajetë i së miturës u gjet në anë të një rruge, me shenja të qarta dhune dhe që të gjithë mbetën të shokuar nga ngjarja e rëndë.

Kur banorët e zonës mësuan se kush ishte fajtori, vendosën që të bëheshin bashkë dhe ta bënin që të paguante.

Pedofili u lidh duar dhe këmbë të shtunën e lënë pas, u lye me benzinë dhe iu vu flaka, shkruan noa.al.

Gjithë skena u filmua dhe pamjet e rënda përfunduan në rrjet. Ishte daja i vajzës ai që e gjeti të dyshuarin, ndërkohë që mbi vdekjen e tij kanë nisur hetimet. /a.y/noa.al