Transmetuar më 18-01-2020, 09:34

Michelle Obama mbush 56 vjeç dhe bashkëshorti i saj, ish-Presidenti amerikan Barack Obama, i bëri këtë të premte një dedikim special.

Në profilin e tij në Twitter ai publikoi një kolazh fotografish bashkë me të shoqen, ku çifti duken të lumtur dhe të buzëqeshur, teksa bëjnë shaka para objektivit.

“Në çdo skenë, ti je ylli im. Gëzuar ditëlindjen, vogëlushe”, shkruan ish-Presidenti amerikan.

Michelle dhe Barack janë të martuar prej 28 vitesh por janë ende të dashuruar si në fillimet e tyre.

Gjithmonë bashkëpunëtorë, të bashkuar dhe të lidhur. Me vështrimet që shkëmbejnë dhe dashurinë që shfaqin, ata cilësohen si një prej çifteve më romantike. /a.y/noa.al