Transmetuar më 18-01-2020, 09:58

Meghan Markle shkon në Kanada, Kate Middleton mbetet, vesh Zara dhe triumfon.

Dukesha e Cambridge, bashkëshortja e princit William të Anglisë, është shfaqur në një takim zyrtar me një veshje të lirë.

Gjatë vizitës në qendrën në ndihmë të pakicave etnike, Khidmat Centres, ajo u shfaq me një fustan prej 29.95 euro.

Shfaqja e saj me këtë fustan ekonomik Zara, bëri që të ‘tërbohen’ shitjet e këtij modeli.

Kështu Kate rifiton popullaritetin e rrëmbyer nga Meghan, bashkëshortja e princit Harry, pasi çifti vendosën që të heqin dorë nga detyrimet dhe përfitimet si pjesë e familjes mbretërore.

Me një veshje prej të “përulure”, Kate fitoi zemrat e qytetarëve. /a.y/noa.al