Sara Hoxha zbulon moshën në ditën e lindjes dhe torta është një dhuratë më vete
Transmetuar më 18-01-2020, 10:27

Bashkëshortja e Ledion Liços dhe vajza e themeluesit të Top Media, Sara Hoxha feston ditëlindjen ditën e sotme.

Ajo ka publikuar një fotografi nga torta e veçantë me të cilën e kanë surprizuar, ku shihet një nënë me një fëmijë në krahë dhe një tjetër pranë, tamam siç është situata e saj momentalisht.

Po ashtu ajo zbulon edhe moshën e saj… vetëm 24 vjeç, e martuar dhe me dy fëmijë.

“Susan Miller thotë ky vit do jetë viti i bricjapit por ka disa vite që është viti im. Kështu dukem unë 24 vjeç dhe nuk mund të jem më krenare se kaq për jetën që po jetoj. (Ledionin e kemi te torta darkës se s’kishte vend”, shkruan ajo.

Sara dhe Ledioni u bënë prindër para martese të djalit të madh London, ndërsa djalii i vogël Roman erdhi në jetë në fillim të muajit tetor. /a.y/noa.al

Loading...
Loading...