Transmetuar më 18-01-2020, 18:26

Kënga "Shaj" e Arilena Arës arriti të merrte triumfin e Festivalit të RTSH-së dhe të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2020.

Menjëherë pas fitores, pati shumë diskutime se duhet të ishte Elvana Gjata. Megjithatë, Arilena nuk reagoi asnjëherë për këtë fakt dhe u nis drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ajo po qëndron në Los Angeles dhe sot ka zbuluar arsyen e largimit të saj.

Me anë të një postimi në InstaStory, këngëtarja publikoi një foto ku tregon se ndodhet në një studio regjistrimi në Kalifornia.

Ajo mban një fletë para vetes, ku shkruhet “Shaj Neë”. Mendohet të jetë versioni anglisht i këngës, të cilën Arilena zbuloi se e krijoi të tillë që në fillim dhe e përshtati në shqip.

Sapo mori fitoren, Arilena tregoi se do e kthejë këngën anglisht për të na përfaqësuar denjësisht në festivalin europian “Eurovision”./a.m/noa.al