Transmetuar më 18-01-2020, 18:42

Një tjetër këngëtare shqiptare duket se synon tregun ndërkombëtar. Flaka Krelani ka sjellë një projekt të ri muzikor, të titulluar "Playa", e cila është në gjuhën angleze.

Tekstin e ka punuar vetë artistja, e cila bashkëpunon me Young Noble, i cili është i njohur si anëtar i grupit të Tupac Shakur.

Të gjithë e dimë fiksimin e Flakës me reperin Tupac që ndërroi jetë në shtator të vitit 1996. Nuk dihet si u realizuan njohjet dhe bashkëpunimi me Young, por Flaka mund të arrijë në listat e muzikës botërore me këtë projekt.

Në fillimin e tekstit, Young e cilëson artisten si "Mbretëresha e Kosovës" dhe ajo e ka përshtatur më së miri me veshjen dhe klipin muzikor.

Në skenat e tjera, këngëtarja duket tepër seksi me të brendshme duke pirë një gotë verë. /a.m/noa.al