Transmetuar më 18-01-2020, 20:16

Gjatë pushimeve, reperi Ledri Vula nxiti spekulimet se e dashura e tij, Sara Hoxha është në pritje të një fëmije.

Në fakt, pushimet kanë ndikuar tek shëndeti i Sarës, por nuk i kanë sjellë një shtatzëni.

Vetëm ushqimi i ka fryrë pak barkun, gjë që e ka treguar me anë të një postimi në Instastory.

Aty tregon se bebja është ushqimi dhe hedh poshtë të gjitha spekulimet se do të bëhet nënë.

Dyshimet nisën nga videoja e Ledrit, kur bën hedhje nga avioni për të përjetuar adrenalinën e madhe. Në postimin e tij, nuk i la pas komentet qesharake dhe shkruajti, "Kur ajo të thotë që është shtatzënë dhe nuk është 1 prilli", duke nënkuptuar se hidhet nga avioni prej panikut.

Prej kohësh, Ledri po shijon lidhjen e dashurisë me Sara Hoxhën, por asnjëherë nuk ka publikuar një fotografi publike me të. /a.m/noa.al

Reagimi i Ledrit kur Sara i thotë se është shtatzënë, ja video që i tregon të gjitha