Transmetuar më 18-01-2020, 23:22

Futbollisti i njohur Romelu Lukaku ka pozuar nga krevati i tij i ri, që ka një madhësi prej 3.6 metra.

Ylli i klubit italian Inter i ka bërë dhuratë vetes një apartament të ri, të cilin e ka mobiluar sipas mënyrës së preferuar.

Fansat e tij nuk mund të mos reagonin pas fotografive ku shfaqej i shtrirë dhe i rehatuar.

Ndër komentuesit ishte edhe miku i tij, Andrea Ranocchia që e pyeti nëse krevati ishte për 15 persona.

Ndërsa një tjetër, duke përdorur notat e humorit tha se dukej më shumë si zona  e penalltisë në fushë futbolli se sa si krevat.

Kishte edhe të tjerë që thonin se mund të merrte të gjithë shokët e skuadrës për të fjetur me të. /a.m/noa.al