Transmetuar më 19-01-2020, 13:45

Historia e re e Kosovës dhe e kombit shqiptar ka në themelet e veta emrin dhe veprën e ndritur të Presidentit Rugova”.

Kështu deklaron presidenti Ilir Meta sot teksa ka kryer homazhe në memorialin e liderit historik i Kosovës, Ibrahim Rugova.

Pasi është përkulur në shenjë mirënjohje për kontributin dhe ka vendosur një kurorë me lule në vendin ku prehet Rugova, kreu i shtetit shqiptar thekson se vizioni i ish-presidentit për Kosovës, është shembull frymëzimi.

“Me respekt e mirënjohje të thellë u përula me nderim para memorialit të Presidentit historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova.

Vizioni i Tij euroatlantik për Kosovën, kontributet e jashtëzakonshme për paqe, liri, demokraci, për fqinjësi e bashkëjetësë në rajon janë shembuj frymëzimi, përherë aktuale.

Historia e re e Kosovës dhe e kombit shqiptar ka në themelet e veta emrin dhe veprën e ndritur të Presidentit Rugova. 🇦🇱🇽🇰”, shkruan Meta./b.l/noa.al/