Transmetuar më 19-01-2020, 14:00

Një tërmet me magnitudë 4.4 e shkallës Rihter është regjistruar mesditën e sotme në vend.

Lëkundjet kanë zgjatur disa sekonda ndërsa mësohet se epiqendra e tërmetit ka qenë në Barrë të Kukësit, 18 km nga Kurbneshi dhe 15 km në veri-perëndim të Peshkopisë.

Lëkundjet janë ndjerë në Maqedoni, Kosovë si dhe Serbi. Deri më tani nuk raportohet për dëme.

Kujtojmë se vendi ynë u godit nga një tërmet i fuqishëm më 26 nëntor, me magnitudë 6.4 të shkallës rihter.

Qarku i Durrësit ishte ndër më të goditurit, Thumana e Fushë-Krujës, Laçi, Lezha, e Tirana, ku humbën jetën 51 persona./b.l/noa.al/