Transmetuar më 19-01-2020, 16:13

Një aksident ka ndodhur sot në hyrje të Rrugës së Kombit në Milot.

Raportohet se si pasojë e aksidentit janë plagosur edhe dy persona.

Në aksident, nga të dhënat paraprake, mësohet se tre automjete janë përplasur me njëra-tjetërn.

Si pasojë janë plagosur më dy persona, njëra femër dhe e plagosur më rëndë, të cilët janë dërguar menjëherë në spitalin e Laçit për të marrë ndihmën e parë.

Shkak i askidentit dyshohet të jetë një parakalim i gabuar i njërit prej automjeteve. /NOA.al