Transmetuar më 19-01-2020, 17:47

Këngëtarja Manjola Nallbani ka bërë publike disa foto nga dita e sotme.

Ajo ka shkuar sot nga banesa e saj që ndodhet në ish-bllok, tek Hotel "Rogner", distancë e shkurtër kjo.

Gjatë rrugës Manjola Nallbani ka bërë edhe disa foto dhe ajo që ka bërë më shumë çudi është mbishkrimi, "nëpër Tiranë".

Manjola Nallbani, një nga këngëtaret më të njohura, me origjinë tironse, ngjan sikur kjo ishte vizita e saj e parë në kryeqytet.

Megjithatë, në këto ditë të ftohta janari, ndoshta Manjola ka dashur t’iu tregojë fansave stilin e saj të veshjes. /NOA.al