Transmetuar më 19-01-2020, 18:05

Dy persana dhunuan një kambist, të cilët i vodhën edhe çantën me para.

Mësohet se personi që u rrah barbarisht është babai i Besnik Musait, dëshmitarit kundër Emiljano Shullazit.

Ai është dhunuar një ditë më parë, dhe përveç plagëve, grabitësit raportohet se i morën edhe 150 mijë lekë dhe 275 euro.

Naim Musai punonte prej kohësh si kambist.

Naim Musai është ia ati i Besnikut, personit që dëshmoi kundër Emiljano Shullazit.

Besnik Musai, ish-shofer i Ylvi Beqja, dëshmoi disa kohë më parë kundër Shullazit.

Besnik Musai deklaroi në gjyq se Emiljano Shullazi i vuri pistoletën në kokë Ylvi Beqjas.

Ngjarja ndodhi te "Rrota e Kuqe", në Durrës.

Njoftimi zyrtar i policisë:

Më datë 18.01.2020, në orën 17: 05, rruga “Rrota e Kuqe”, në lagjen Nr.13, Durrës, persona të pa identifikuar i kanë vjedhur me dhunë çantën me 250 euro dhe 150.000 lekë, shtetasit N. M., 62 vjec, banues në lagjen Nr. 13, Durrës. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës.”Vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim”.

/NOA.al