Transmetuar më 19-01-2020, 19:38

Një grua që humbi burrin, të cilin ia mori në një rast të pazakontë e ëma e saj, tha se ajo kurrë nuk do ta falë atë dhe as bashkëshortin, që e tradhtuan.

Lauren Wall, 34 vjeçe, nga Tëickenham, në jug-perëndim të Londrës, u martua me punënjësin e aeroportit "Paul White", kur ishte vetëm 19 vjeçe.

Nëna e saj Julie, e cila tani është 53 vjeçe, pagoi rreth 20 mijë euro për të bërë dasmën, dhe Lauren si shenjë mirënjohje e mori atë në muajin e mjaltit, në Devon.

Lauren tha se, Pali gjithnjë sillej mirë me mamanë. – "Asnjëherë nuk e kam menduar këtë histori të çuditshme, pasi ajo ishte vjehrra e tij dhe ai thjesht ishte miqësor".

Kur ajo krijoi dyshimet e para, thotë se nëna e saj mohoi se kishte ndonjë gjë mes tyre dhe i thoshte, "ti je e çmendur".

"Kur u përballa me Palin, ai nuk pranoi të më linte të shikoja telefonin e tij," tha Lauren.

Vetëm disa ditë më vonë, Pali hoqi unazën e tij të martesës dhe doli jashtë me Lauren dhe vajzën e tyre shtatë muajshe.

Kur ajo dëgjoi se ai ishte zhvendosur dhe po jetonte me nënën e saj, tha që nuk mund të besonte se dy personat që ajo i donte dhe i besonte më shumë se çdo gjë në botë, do ta trajtonin atë në një mënyrë të tillë.

Në korrik 2005, nëntë muaj pasi Paul ishte larguar, nëna e Lauren, Julie, lindi fëmijën e tij. Pesë vjet nga martesa e tij me Lauren, Paul u martua me Julie (çifti janë paraqitur në foto në vitin 2019 në Kuala Lumpur).

Lauren madje shkoi në dasmën e mamasë së saj për hir të vajzës së saj.

"Ajo më ra në telefon dhe më ftoi. Ishte e vështirë. Unë u martova në 14 gusht 2004, ata u martuan në 15 gusht 2009".

"Ishte pothuajse e tepërt, por unë e bëra atë për vajzën time" shprehet ajo në një rikthim tronditët rreth divorcit dhe plagëve që i hapi martesa, ku papritur humbi bashkëshortin dhe nënën.

/NOA.al