Një “kërcim dashurie” me Flori Mumajesin, Liberta mban premtimin: Gati për të ardhur nuse në Tiranë (FOTO)
Transmetuar më 19-01-2020, 19:55

Në ditën e saj të veçantë të jetës, për ditëlindjen e 35-të, ajo mori urime të shumta dhe dhurata nga miqtë, kolegët dhe të afërmit, të cilët i mblodhi me këtë rast edhe në një festë përrallore.

Liberta festoi në Prishtinë me rrethin e miqve më të ngushtë, në një mbrëmje, ku nuk e kurseu një “kërcim dashurie” me Florin, për të cilin këto vitet e fundit pëflitet se është duke jetuar një lidhje dashurie që nisi në fshehtësi, arriti me një unazë nga Flori, u pasua me një ndarje dhe po vuloset me këtë festë ditëlindjeje.

Në albumin e fotove me njerëzit më të dashur, Liberta postoi në “Instagram” dy foto ku shihej shumë pranë Florit. Për sa i përket festës, i gjithë vendi ishte arreduar me zbukurime festive, ku nuk mungonin lulet, torta dhe qirinjtë, ndërsa të ftuarit kishin të gjithë maska me fytyrën e Libertës.

Ditëlindja e moderatores ishte rasti i dytë pas programit festiv të fundvitit, kur Flori u shfaq pranë saj.

Ndërkohë, vëmendja e lidhjes së tij me Libertën u rikhtye kur ai publikoi një këngë me Arilena Arën, së cilës i drejtohej me vargjet “Një si ti unë doja, doja ta kem n’jetë…”.

Gjatë një koncerti para dy vitesh në Prishtinë ku performoi me djemtë e “Threedots”, Flori në mes të koncertit i bëri dedikimin special Libertës.

Ai iu drejtua publikisht me fjalët: “Jam me fat që të kam pranë”, duke e bërë moderatoren të emocionohej në prani të miqve. Momenti në fjalë ishte filmuar nga miku i tyre, moderatori Alaudin Hamiti, i cili e postoi menjeherë në “InstaStory”, për ta fshirë vetëm pak minuta më pas.

E pasi ai i bëri këtë dedikim Libertës për ditëlindje, ajo pranoi t’u përgjigjej pyetjeve për të, duke qenë se kishte pranuar dhe një unazë nga Flori.

E pyetur se kush është Flori në jetën e saj, ajo u përgjigj: “Eshtë një gjeni për atë që bën”.

Pyetjes nëse mund të jetë ajo një nuse në Tiranë, iu përgjigj: “Po, pse jo”. Ata u përfolën për lidhjen dy vjet më parë, që kur Liberta u fotografua pranë Florit dhe djemve “Threedots”. Pas kësaj marrëdhënieje, Flori u zhvendos në Prishtinë për të mos pasur lidhje në distancë.

Më pas u fol për një ndarje, por ata shfaqen sërish të ribashkuar.

/NOA.al

Loading...
Loading...