Transmetuar më 19-01-2020, 21:20

Një aksident i rëndë ndodhi sot pasdite në aksin Shkodër-Velipojë. Aksidenti u rregjistrua rreth orës 17:15, ku si pasojë, pasi u plagos rëndë, humbi jetën në spital një 32-vjeçare.

Sipas policisë, aksidenti ndodhi në aksin Velipojë-Shkodër, në afërsi të kishës së Velipojës, ku mjeti tip Benz me drejtues shtetasin A.U, 28-vjeç, është përplasur me mjetin motorçikletë, që drejtohej nga shtetësja me iniciale S.U, 32 vjeçe, banuese në Velipojë.

Si pasojë vajza e aksidentuar është plagosur rëndë dhe pavarësisht ndihmës së parë në spitalin Rajonal të Shkodrës, ndërroi jetë.

Policia tha se është shoqëruar drejtuesi i mjetit, si dhe po kryhen hetimet mbi ngjarjen.

/NOA.al