Bashkia e bën me shtëpi të re, Anxhela dhunohet sërish brenda në banesë: Ishin 3-4 shkodranë, patriotët e mi
Transmetuar më 19-01-2020, 21:33

Transgjinorja Anxhela bëri bujë pak kohë më parë pasi u rrah barbarisht nga disa adoleshentë, në mes të rrugës, për shkak të prirjeve seksuale, por telashet për të duket se nuk kanë të sosur, edhe pasi u bë me shtëpi.

Ajo ka folur për dhunën që i është bërë nga disa persona brenda në banesën e saj, banesë që ia ka dhuruar bashkia, por askush nuk e kishte ndihmuar pavarësisht thirrjeve për ndihmë.

“Komshinjtë dhe banorët me shohin me një sy tjetër dhe më kanë ushtruar dhunë. Ata më akuzojnë sikur unë ngacmoja femra, është absurde që unë jam si femër të ngacmoj femra", tha Anxhela.

E ftuar në emisionin “ThumbON” në RTV Ora ka qenë e ftuar pikërisht transgjinorja Anxhela,

"Unë bashkëjetoj me një person. Këta persona ishin nga veriu. Hynë në banesën time nja 3-4 veta së bashku me një të moshuar. Ky i moshuari më tha se ti ke ngacmuar mbesën time. Unë nuk kam shkuar për të sharë dhe për të ofenduar, kam shkuar për të jetuar, por njerëzit më shohin me urrejtje".

"U futën me dhunë në shtëpi, mora policinë, na shoqëruan në komisiarat dhe më kërcënonin se do të më vrasin etj, ndërsa para policëve rrinin si pula. Ata ishin shkodranë, ishin patriotët e mi”, u shpreh më tej në denoncimin e sotëm, Anxhela.

/NOA.al

Loading...
Loading...