Të gjithë të çmendur pas Noizy (edhe shkenca), zbulohet vila luksoze e reperit në Greqi (FOTO)
Transmetuar më 19-01-2020, 22:12

Ai ka bërë për vete me mijëra të rinj, kryesisht adoleshentë.

Më tepër se arti dhe muzika, reperit të njohur Noizy, duket se i ka funksionuar marketingu.

Ai klikohet dhe ndiqet vazhdimisht nga adoleshentët, shihet si ikonë muzike prej tyre, ndërsa ai shton pasurinë dita-ditës, aq sa ka blerë edhe një shtëpi luksi në Greqi.

Prej kohësh në rrjetet sociale Noizy shquhet për jetën e tij luksoze.

Emisioni “ThumbON” në Rtv Ora, thotë se ka zbuluar de Noizy është pronar i një vile luksoze në një prej zonave më të shtrenjta të Greqisë.

Në vilën e tij, Noizy ka realizuar edhe xhirimet e këngës së tij "Nuk kan besu", e cila numëron mbi 20 milionë klikime në kanalin e tij zyrtar në YouTube.

Fansat e tij të shumtë vazhdojnë ta pëlqejnë, madje ai tërheq pas vetes edhe elitën e Tiranës, sikurse kryebashkiaku Erion Veliaj e pati në një promovim pak kohë më parë.

Së fundmi ishte prezantuesja Alketa Vejsiu, që e promovoi në revistën e saj.

Por pas Noizy është marrosur edhe "shkenca" shqiptare. Në librat e shkollës, në një "quiz" nxënësit duhet të gjejnë se çfarë artisti është "Noizy", ndërkohë që këngëtarë dhe artistë si Vaçe Zela, Parashqevi Simaku, Inva Mula, Elsa Lila, Anjeza Shahini dhe të tjerë artistë që besohet se kanë përfaqësuar me dinjitet vendin tonë në arenat ndërkombëtare, kanë mbetur çuditërisht në hije.

Loading...
Loading...