Transmetuar më 20-01-2020, 09:00

Këngëtari Ylli Baka ka treguar një rast kur bashkëshortja e tij nuk i foli për 24 orë pasi e puthi një këngëtare shqiptare.

I ftuar në ‘ThumbON’ tregoi se me të shoqen zihet gjithmonë vetëm për fëmijët.

“Edhe ndonjëherë kur e trash unë. Më pyet kur do vish, e unë i them ja erdha… erdha… Mesazhi kalon 4 orë. Do të tregoj një histori. Po ktheheshim para disa vitesh nga jashtë. Edhe vjen një këngëtare. Ajo më dëgjonte mua, dhe donte të bënte karrierë. Më tha kam ardhur me një poet.

U nisa me autobus. Vjen ajo këngëtarja na takon, puth e bëj mua. Unë me vete ik o dreq ça po bën. Takoi dhe nusen time e pyet çfarë bëre mirë? 24 orë pa folur. Unë i thoja nuk mbush”, tha këngëtari.