Transmetuar më 20-01-2020, 10:54

Pas zhvillimeve të fundit në rrjet me frekuencën 800Mhz, duke siguruar shpejtësi edhe më të lartë dhe mbulim më të mirë në ambiente të brendshme, Telekom Albania sjell një përditësim ekskluziv të risisë VoLTE.

VoLTE është teknologjia më e fundit e cila mundëson telefonata mbi rrjetin 4G, me qartësinë më të lartë të mundshme të zërit si edhe siguron realizim shumë më të shpejtë të thirrjeve dhe kursim të baterisë.

Telekom solli për herë të parë VoLTE për abonentët në vitin 2018, dhe tani ka përditësuar eksperiencën duke e mundësuar këtë teknologji për më shumë modele smartphone. Telekom e ofron këtë shërbim të përmirësuar falas për të gjithë abonentët që kanë një smartphone të përshtatshëm, të cilët mund ta aktivizojnë duke vizituar çdo dyqan Telekom.

Dyqanet Telekom, ofrojnë një seri smartphone të përshtatur me teknologjinë VoLTE, si seria e fundit e Samsung Galaxy A, me çmimin më të mirë duke filluar nga 14,900 lekë.

Nga sot, kushdo mund të provojë cilësinë e telefonatës VoLTE në dyqanet Telekom, ku stafi i shitjeve do t’ju mundësojë provën në çdo moment.

Informacion më të detajuar gjeni në link. Telekom është gjithmonë në përmirësim të shëribimeve për të garantuar shërbim çdo ditë e më të mirë për përdoruesit.