Rudina zyrtarizoi lidhjen me Mark Frrokun, ish-burri: Jeta është e qetë, deri kur vjen një grua
Transmetuar më 20-01-2020, 11:18

Moderatorja Rudina Dembacaj bëri publike historinë e dashurisë me Mark Frrokun që në fillim të vitit 2020. Ndonëse pati shumë polemika, ajo i vuri vulën duke thënë se janë partnerë të mirë në jetë e në biznes.

Por padyshim që ndarja e aktores Rudina Dembacaj nga bashkëshorti i saj, Aleksi, ishte një ndër lajmet që bëri xhiron e mediave.

Pas ndarjes ajo dhe Aleksandri kanë konfirmuar që kanë mbetur miq të mirë, duke postuar në rrjetet sociale foto së bashku, madje dhe me vajzën e tyre, Viktoria.

Por duket se ditët e fundit, Aleksi ka bërë një postim që ka lënë vend për disa thashetheme të reja.

“Jeta është e thjesht, e butë, e qetë, e lirë, deri kur vjen një grua e vështirëson”, ka shkruar ish-bashkëshorti i Rudinës në Instagram./b.l/noa.al/

Loading...
Loading...