Zbulohet kush është ish-partneri i Çiljetës dhe babai i Fernandos (FOTO)
Transmetuar më 20-01-2020, 14:20

Këngëtarja e njohur Çiljeta Xhilaga u bë nënë për herë të parë në shkurt të vitit 2013.

Ajo solli në jetë një djalë, të cilin e quajti Fernando dhe sot është 7 vjeç.

Asnjëherë nuk u bë publik babai i djalit, për të cilin Çiljeta thoshte se nuk jeton në Shqipëri.

Më pas u fol se janë ndarë dhe këngëtarja nisi historinë e dashurisë me portierin Alban Hoxha. Sot është zbuluar imazhi i babait të Fernandos.

"Iconstyle" ka publikuar një fotografi të djalit me një burrë dhe një djalë tjetër.

Aty vihet re ngjashmëria e Fernandos me burrin, i cili dyshohet të jetë babai i tij.

Mirëpo këngëtarja nuk ka reaguar ende për këtë imazh dhe mbetet mister identiteti i tij i vërtetë./noa.al/

Loading...
Loading...