“Harry dhe Meghan po shkatërrojnë Mbretërinë”, flet babai i Markle
Transmetuar më 20-01-2020, 14:18

Babai i Meghan Markle ka folur për herë të parë në lidhje me krizën Megxit, ndërsa nuk i ka kursyer akuzat ndaj vajzës së tij për sjelljen në Familjen Mbretërore.

Në një dokumentar televiziv, Thomas Markle e përshkruan sjelljen e Meghan dhe Harry si ‘të sikletshme’, ndërsa shton se ata po shndërrohen në shpirtrat e humbur.

“Ata po e kthejnë atë (Familjen Mbretërore) në një Walmart me një kurorë. Kjo nuk është vajza që kam rritur”, tha ai.

Ai rrëfeu se: “Kur u martuan ata morën një detyrim. Detyrimi është që të jenë pjesë e Familjes Mbretërore dhe të përfaqësojnë si të tillë. Dhe do të ishte marrëzi për ata që mos ta bëjnë.

Ky është një nga institucionet më të mëdha në mbarë botën. Ata po e shkatërrojnë, po e zbehin atë, nuk duhet ta bëjnë këtë”, theksoi babai i Meghan./b.l/noa.al/

Loading...
Loading...