Transmetuar më 20-01-2020, 15:39

Para dy ditësh, u bë publik lajmi që Rihanna i ka dhënë fund historisë së dashurisë me miliarderin Hassan Jameel.

Ata kishin 3 vite që shijonin romancën dhe thuhej se do të martoheshin së shpejti, por papritur u ndanë.

Arsyeja mbeti mister, por këngëtarja duket se e kaloi shumë shpejt.

Po atë ditë kur dolën lajmet e ndarjes, ajo u fotografua në një klub nate krah reperit të famshëm ASAP Rocky.

Të dy duken duke qeshur teksa shijojnë muzikën. Nuk dihet nëse ka ndonjë romancë mes tyre, por më parë është përfolur për një lidhje, por asnjëherë nuk është konfirmuar. /a.m/noa.al