Transmetuar më 20-01-2020, 16:03

Një park argëtues në Kinë detyroi një derr që të hidhet nga kulla 67 metra e lartë dhe shkaktoi zemërim të madh për aktivistët e kafshëve.

Pamjet e realizuara të shtunën tregojnë derrin që hidhet i lidhur dhe kërcen vazhdimisht, por bërtet me të madhe.

Videoja kap edhe gjashtë punëtorët që mbajnë derrin rreth 75 kilogramë pas performancës, i cili dukej i tmerruar nga gjithçka ndodhi.

Derri dëgjohet duke bërtitur teksa lëshohet nga platforma. Pas zemërimit që shkaktoi, parku ka kërkuar falje publike.

Ndër të tjera, tregoi se donte ta përdorte performancën për të festuar Vitin e Ri kinez. Por nuk e imagjinonin se do të përballeshin me kritika nga grupe të shumta pasi pamjet u bënë virale në rrjete sociale. /a.m/noa.al