Transmetuar më 20-01-2020, 16:29

Ishte bërë gati për të pozuar me qenin e saj, kur papritur ai e sulmoi dhe i shqeu fytyrën.

Momenti në fjalë u fiksua me sekuenca nga aparati fotografik. Pamjet janë të tmerrshme, ku shihet se si qeni pastor gjerman e sulmoi duke i shkaktuar plagë të thella.

Vajza fatkeqe është një 17-vjeçare argjentinase me emrin Lara Sanson nga Tucuman. Ajo u dërgua në spital ku ju nënshtruia një ndërhyrjeje kirurgjikale të zgjatur plotë dy orë.

Adoleshentja publikoi në rrjetet sociale fotografitë e shkrepura nga aparati të cilin e kishte programuar për fotografitë, duke shkruar “Kur një shërbim fotografik shkon keq”.

Pamjet e publikuara nga e reja tregojnë të çarat e dhimbshme në fytyrë.

Qeni pastor gjerman është shumë i vjetër dhe dyshohet se reagimi i tërbuar i tij, mendohet se erdhi për shkak se mund të jetë bezdisur nga përqafimi i të zonjës.

“Nuk di nëse e preka në hundë, por reagimi i tij ishte prej të frikësuari”, tha e reja. /a.y/noa.al