Transmetuar më 20-01-2020, 20:16

Vaçe Zela, ikona e muzikës shqiptare, u përjetësua në zemër të qytetit të saj të lindjes, Lushnje.

Vaçe Zela pej ditës së sotme është materializuar përmes një shtatoreje bronzi nga skulptori Arben Bajo.

Shtatorja me lartësi 2 metra në qendër të qytetit të Lushnjës, u zbulua sot në kuadër të ceremonive për 100 vjetorin e Kongresit rtë Lushnjës.

Vaçe Zela konsiderohet edhe sot mbretëresha e muzikës së lehtë shqiptare. Ajo u shpall plot 12 herë fituese e festivalit të këngës.

Në bustin e zbuluar sot, ajo  qëndron e ulur këmbë mbi këmbë dhe me kitarën në dorë.Me këngën dhe zërin e saj, ajo u kthye në një simbol të artit dhe muzikës moderne shqiptare.

Bustin e zbuloi vajza e vetme e këngëtares, së bashku me kryebashkiakun e Lushnjës.

"Një falenderim nga thellësia e shpirtit për dashurinë që i keni falur jo vetëm sa ishte gjallë, por edhe sot", – theksoi vajza e saj. – "Tashmë do të shoqërojë jetët tona, e përjetësuar në bronz."

Dita e nesërme, 21 janar shënon kulmin e ceremonive zyratre te festieve kushtuar Kongresit të Lushnjës, që hodhi themelet e shtetit modern shqiptar.

/NOA.al