Transmetuar më 20-01-2020, 20:48

Vazhdon mbjellja e pemëve.

Kryebashkiaku i Tiranës i është rikthyer fushatës.

Sot kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj "lopatën" ia dorëzoi këngëtares, Jonida Maliqi, e cila duket se ka qenë edhe më e privilegjuar nga artistët e tjerë, sepse u përzgjodh në një ditë të veçantë.

"Pas prezantimit të logos së 100-vjetorit të Tiranës, sot bashkë me Jonida Maliqin vendosëm të investojmë në diçka që do jetë këtu. Edhe pas 100-vjetorit, edhe kur të dalim në pension, edhe kur të mos merremi më me punë publike."

"100 pemë bliri për Tiranën, 100 vjet kryeqytet!", u shpreh Erion Veliaj.

/NOA.al