Pas fotografisë nga adoleshenca, reagon moderatorja shqiptare: Është mirë të njihni nënat tuaja
Transmetuar më 20-01-2020, 21:11

Pasi fotografia e saj nga adoleshenca pushtoi të gjitha faqet rozë, ka reaguar Liberta Spahiu.

Moderatorja e ka mirëpritur aspak një lajm që mbante titullin "Mezi e njohëm Libertën para 20 viteve."

Për këtë arsye, ka reaguar me anë të një shkrimi në Instastory ku thotë: "Unë ju kisha thënë, është mirë të njihni nënat tuaja njëherë… E për mua s’është gajle, njoftohem. Se di si pritet të duket një 14-vjecare. Budallik."

Liberta është një prej moderatoreve më të njohura në Kosovë.

Ajo është prezantuese e emisionit "Prive" prej disa vitesh dhe një prej femrave më të komentuara në Shqipëri për bukurinë dhe linjat trupore. /a.m/noa.al

Loading...
Loading...