Transmetuar më 21-01-2020, 09:00

Pak muaj pas dasmës së Jonida Vokshit me Besnik Krapin, erdhi edhe lajmi i shtatzënisë. Disa ditë më parë, revista Who ka bërë të ditur se Jonida dhe Besniku janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.

Edhe pse lajmi bëri xhiron e mediave, Jonida zgjodhi të mos reagonte. E ftuar në Wake Up në Top Channel, ajo foli për angazhimin e saj të ri, si pjesë e jurisë në Top Talent.

Mirëpo, sigurisht që nuk mund t’i shpëtonte temës për të cilën të gjithë janë kuriozë momentalisht, shtatzënisë.

Isli e ngacmoi duke e pyetur se si po shkon shtatzënia. Megjithatë, Jonida nuk preferoi të zbulonte asgjë, por as nuk e mohoi lajmin.

“Cila shtatzëni? Unë di që kur të kem diçka për të thënë, do ta them vetë”, -është shprehur ajo./b.l/noa.al/