Transmetuar më 21-01-2020, 12:25

Për herë të parë nga Drejtoria e Tatimeve është pranuar se përgjatë 2019 nuk është realizuar parashikimi i të ardhurave duke theksuar se shkak për këtë është bërë mungesa e të ardhurave tatimore nga investimet e huaja

"Ka pasur mosrealizim të të ardhurave gjatë 2019 kryesisht nga TVSH. Nuk ka një shifër konkrete se sa është informaliteti në vend. Sektori i Ndërtimit ka pasur një ecuri të dobët gjatë 2019 dhe nuk ka arkëtuar të ardhura. Kemi propozuar krijimin e një drejtorie të veçantë për të monitoruar dhe ndjekur të gjitha proceset me skemat e mashtrimit", tha Ibrahimaj.

Ndër të tjera Ibrahaimaj është shprehur se Drejtoria e Tatimeve do të fokusohet tek rritja e eficencës me qëllim uljen e informalitetit.

"Do fokusohemi tek rritja e eficenses, me qëllim ùljen e informalitetit dhe rritjen e deklarimin. Në fokus baret dhe restorantet si dhe sektori i hidrokarbureve, ndërtimi dhe nëndeklarimi i pagave. Do të ndjekim dy reforma kryesore fiskalizimi dhe shkëmbimi i informacioneve me vendet e huaja" shtoi Ibrahimaj.

Ibrahimja më pas ka shtuar se në qershor të këtij viti do të jenë tre shërbime online ndërkohë që procesi i digjitalizimit do të vijojë.

"Qershor 2020 do të jenë 3 shërbime te tjera online, deri në fund të vitit do të ketë edhe shërbime të tjera, pjesë e shërbimeve online do të jete edhe rimbursimi i TVSH-së. Brenda 2020 do të përfundohet një strategji komunikimi me tatimpaguesit, nga shkurti do të zhvillojmë angetimin për kënaqësinë e tatimpaguesit. Rritje të bashkëpunimi me DPSHTRR, kadastrën doganën OSHEE dhe bankat" tha më pas Ibrahimaj.

Për sa i përket efazionit dhe shkeljeve gjatë kontrolleve në terren, Ibrahimaj është shprehur se inspektorët do të pajisen me GPS për të gjurmuar çdo lëvizje. "Do të kemi propozime te ndryshme ligjore për gjurmimin e evazionit fiskal. Do përdoret sistem i GPS për të rritur eficensën e inspektorëve tatimor, që gjurmon vendodhjen e inspektorve", deklaroi ajo./b.l/noa.al/