E fejuara në fund të shtatzënisë, Taulant Xhaka publikon foton e adhurueshme
Transmetuar më 21-01-2020, 13:35

Futbollisti i njohur Taulant Xhaka shumë shpejtë do të bëhet baba për herë të parë, pasi e fejuara e tij Arbnora, ndodhet në ditët e fundit të shtatzënisë.

Ditën e sotme ai ka publikuar një fotografi të adhurueshme ku shihet me Arbnorën në një aktivitet ku kanë qenë të pranishëm.

Bie në sy barku i rrumbullakosur dukshëm i nënës së ardhshme, e cila e veshur me një fustan të kuq, kombinohet me shaminë në xhepin e Taulantit.

“Me dashurinë time, familja Xhaka”, shkruan sportisti, i cili duket se është mjaft i emocionuar nga djali i cili do të vijë në jetë.

Taulanti i propozoi për martesë të fejuarës së tij gjatë verës që lamë pas, por shtatzënia duket se i anuloi planet. /a.y/noa.al

Loading...
Loading...