Transmetuar më 21-01-2020, 13:52
Shkrumbohet në flakë një furgon pasagjerësh në Shkodër, teksa sapo kishte dalë nga lavazhi.
Mjeti në fjalë bën linjën e pasagjerëve Shkodër-Dukagjin, teksa befas mesditën e sotme ka marrë flakë papritur.
Fatmirësisht drejtuesi i mjetit ka zbritur nxitimthi, duke shpëtuar pa lëndim.
Paraprakisht dyshohet se ngjarja ka ndodhur për shkak të një defekti elektrik, në mjetin e drejtuar nga Pjerin Naça.
Lidhur me këtë ngjarje, hetimet janë në vijim për verifikime të mëtejshme. /a.y/noa.al