Transmetuar më 21-01-2020, 14:06

Gjykata e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar rrëzoi kërkesën e Emiliano Shullazit dhe të pandehurve të tjerë për shuarje të masës së sigurisë.

Vendimi u dha nga treshja gjykuese që ka çështjen edhe në themel, ndërsa mbrojtja e mbështeste kërkesën në faktin se Gjykata e re duhet të kishte dhënë një masë të re për të pandehurit të cilët vazhdojnë në burg me masën e një gjykate tashmë të shkrirë.

Në seancën e sotme gjyqësore, Këshilli i Lartë Gjyqësor, depozitoi një shkresë ku legjitimon gjyqtarët Artur Kalaja, Etleva Temo dhe Albana Boksi për të gjykuar procesin ndaj Emiljano Shullazit dhe 4 të pandehurve të tjerë.

Një ditë më parë, përmes avokatëve mbrojtës Emiljano Shullazi paraqiti kërkesën për rivlerësim të masës së sigurisë, me argumentin se Gjykata e Posaçme duhet t’i konfirmonte masat në momentin që ndryshoi statusin brenda një afati 10 ditor.