Ermal Mamaqi zbulon shifrën marramendëse, ja sa ka kushtuar filmi “I Love Tropoja”
Transmetuar më 21-01-2020, 14:38

Tanimë ka një datë zyrtare kur do të fillojë të shfaqet për publikun filmi “I Love Tropoja”. Më 29 janar do të shfaqet premiera e filmit, për të cilin pritshmëritë janë të larta.

I ftuar në “Wake Up”, Ermal Mamaqi ka zbuluar disa detaje të filmit, duke treguar edhe shifrën që ka kushtuar deri më tani filmi.

Deri tani shpenzimet e filmit “I Love Tropoja” kapin shifrën e 700,000 eurove dhe siç ka treguar Ermali, ka kushtuar 3 herë më shumë se filmi “Dy gisht mjaltë”.

“Filmi ka kushtuar mbi 700,000 mijë euro deri tani, sepse është një projekt që ka një ekip nga Kosova dhe Turqia. Aparaturat dhe teknologjia janë të nivelit të fundit.

Mund të them se vetëm lentet që janë përdorur në këtë film, janë të njëjtat lente që janë përdorur për filmin ‘Fast & Furious 8’”, është shprehur Ermali./b.l/noa.al/

Loading...
Loading...