Transmetuar më 21-01-2020, 16:42
Foto ilustruese

Një 33-vjeçar, i identifikuar si Ergi Shabani ka rënë në prangat e policisë italiane pasi goditi me thikë vëllain e tij.

Dyshohet se pas një konflikti për paratë, Ergi plagosi vëllain në stacionin hekurudhor dhe e braktisti aty.

Vëllai i tij 30-vjeçar u dërgua në spital me dëme të rënda në mushkëri pas goditjes me thikë kuzhine. Atë e ndihmuan disa kalimtarë që telefonuan urgjencën kur e panë të gjakosur në tokë.

Kur arriti policia, ai u mundua të shpëtonte vëllain, i cili po qëndronte jashtë ligjit në territor. 30-vjeçari u tha oficerëve se ishte rrëzuar nga një biçikletë dhe kishte rënë mbi një copë qelqi në rrugë.

Ata nuk e besuan dëshminë dhe vijuan hetimet. Pas disa orësh, arritën tek Ergi Shabani, i cili fshihej në shtëpinë e një miku, ku u gjurmua dhe u arrestua.

Ergi Shabani, u arrestua nga Policia në Sparanise, në zonën Caserta dhe përfundoi në burg për krimin e dëmtimit të rëndë personal. Pritet që të dalë para gjykatës për të marrë dënimin. /a.m/noa.al/