Transmetuar më 21-01-2020, 17:22
Foto ilustruese

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar pasditen e sotme në Rrogozhinë.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur "bishti i zhurit". Makina ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurat.

Deri tani është raportuar për një viktimë, i identifikuar si O. L.,22 vjeç.

Policia ka arritur në vendngjarje ku po punon për zbardhjen e shkaqeve./noa.al/

Informacion Paraprak

Rreth orës 17:05 në aksin rrugor Rrogozhinë- Kavajë automjeti me drejtues shtetasin O. L.,22 vjeç, si shkak i një parakalimi të gabuar ka devijuar nga aksi rrugor duke u përplasur me trafikndarësen.

Si pasojë e daljes nga rruga, ka ndërruar jetë drejtuesi i automjetit shtetasi O. L.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, ku vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit.