Transmetuar më 21-01-2020, 18:33

Imazhi i një fëmije të mitur nga grupi terrorist ISIS duke ekzekutuar një të krishterë nigerian është bërë virale.

Pamja e tmerrshme, e realizuar nga agjensia e lajmeve të ISIS tregon djalin rreth 8 vjeç duke kryer ekzekutimin me armë në zonën e Borno, Nigeri.

Mediat e huaja raportojnë se qarkullon një video, ku dëgjohet fëmija duke kërcënuar të krishterët e tjerë.

"Ne nuk do të ndalemi derisa të marrim hak për të gjithë gjakun që u derdh", thotë fëmija, sipas Dailymail.

Imazhi i tij u shpërnda në internet nga SITE Intelligence Group, një organizatë që vëzhgon aktivitetin e grupit xhihadist.

Drejtori i Grupit të Inteligjencës SITE, Rita Katz tha se nuk ka fund imoraliteti i ISIS-it, duke iu referuar videos. /noa.al/