Transmetuar më 21-01-2020, 19:09

Djali që u kap mat duke tradhtuar gruan në stadium ka reaguar për të mbrojtur veten.

Ai është identifikuar si Dayvi Andrade, i cili u filmua në një stadium në Ekuador gjatë ndeshjes së kampionatit Barcelona-Delfin.

Në pamje shihet teksa ai e përqafon dhe e puth me pasion vajzën, por largohet sapo kupton që pamja u transmetua në ekran.

Me anë të shkrimeve në Facebook dhe Instagram, ai mbron veten dhe rrëfen se lidhja e tij është shkatërruar.

"Nëse do ishte një femër në vendin tim, çfarë do të bënit? Shumë video të ndryshme kanë qarkulluar me gra që tradhtojnë, por ato nuk janë bërë kurrë temë diskutimi kaq sa unë. Shpresoj që të mos jeni kurrë në pozicionin tim.

Unë do të mbroj nderin dhe krenarinë time si mashkull deri në fund… Të gjithë ne dështojmë dhe të gjithë pendohemi, faleminderit atyre që më kanë ftuar në kishë dhe nëse shkoj, e bëj që të shëroj familjen time", tha ai sipas ‘Metro’. /noa.al/