Transmetuar më 21-01-2020, 23:10

Napoli fitoi një çerekfinale dramatike, e vlefshme për Kupën e Italisë, duke eliminuar Lazion, në një ndeshje që prodhoi dy kartonë të kuq, një penallti të humbur, dhe raste të shumta.

Fituesit e kësaj ndeshjeje do të vihen pëballë Fiorentinës ose Interit në gjysmëfinale.

Mbajtësit e trofeut në fuqi, Lazio, kishin pothuajse një skuadër të plotë, duke humbur në mënyrë efektive vetëm Luis Alberto dhe Danilo Cataldi, si dhe kishin 11 fitore radhazi në Seria A. Një formë shumë të ndryshme gëzonte Napoli, pasi Gennaro Gattuso humbi katër nga pesë ndeshjet e tij në Seria A, që nga marrja në dorë e detyrës, pas largimit të Carlo Ancelotti.

Nuk mund të ishte një fillim më i mirë për Napolin e trazuar, sepse brenda 90 sekondave ata morën epërsinë e ndeshjes. Kapiteni Lorenzo Insigne bëri gjithçka vetë, duke zbritur majtas dhe duke e dërguar topin përtej portierit Thomas Strakosha, në cepin e poshtëm të rrjetës.

Elseid Hysaj gaboi me Felipe Caicedo pas rikthimit, duke shkaktuar një penallti. Drama vazhdoi, pasi Ciro Immobile në qytetin e tij të lindjes rrëshqiti dhe goditi penalltinë në ajër me këmbën tjetër.

Drama vazhdoi edhe më tej, pasi Hysaj bëri një gabim tjetër të shmangshëm, për të ndaluar Immobile dhe mori kartonin e tij të dytë të verdhë, duke e lënë Napolin me 10 lojtarë pas vetëm 19 minutash. Gattuso duhej të rregullonte diçka, ndaj edhe debutimi i Lobotka zgjati vetëm 22 minuta.

Loja e Lucas Leiva nuk zgjati më gjatë, pasi u ndëshkua edhe ai për ashpërsinë e një faulli ndaj Piotr Zielinski, dhe menjëherë mori një tjetër karton të verdhë për fyerjen e gjyqtarit. Edhe pse e verdha e parë ishte e diskutueshme, VAR nuk mund të përdorej për të rishikuar episodin.

Ndeshja më tej u luajt 10 kundër 10. Të dy lojtarët do të pezullohen për ndeshjen e ardhshme të Kupës.

Menjëherë pas rifillimit të pjesës së dytë, Strakosha goditi një top të lehtë dhe u qëllua aksidentalisht në kokë nga Arkadiusz Milik.

Napoli ishte me fat që kur Ospina u sulmua në mënyrë të tmerrshme në gjuajtjen e Immobile për ta parë topin të hynte në rrjetë, por sulmuesi ishte pozicion jashtë loje.

Lazio rriti presionin,  sidoqoftë, Milik gati sa dyfishoi epërsinë e Napolit me një sulm të rrallë.

Në minutën e 84-ët me Immobile e Mario Rui, Lazio u ndal nga shtylla.

Lazio me Manuel Lazzari dhe Francesco Acerbi ishte pranë golit.

Lazio provoi gjithçka në minutën e fundit, por mbrojtja e tyre për Kupën e Italisë, tashmë ka përfunduar.

Napoli 1-0 Lazio

Shënues: Insigne ‘2

Napoli: Ospina; Hysaj, Manolas, Di Lorenzo, Mario Rui; Lobotka (Luperto 22), Demme, Zielinski; Callejon (Elmas 68), Milik, Insigne (Fabian Ruiz ’77). Trajner: G. Gattuso

Lazio: Strakosha; Luiz Felipe, Acerbi, Radu (Patric ’70); Lazzari, Milinkovic-Savic, Leiva, Parolo, Lulic (Jony ’76); Immobile,  Caicedo (Correa ’54). Trjner: S. Inzaghi

Gjyqtar: Massa

Karton të kuq: Hysaj ’19, Leiva ’25 )

/NOA.al