Transmetuar më 22-01-2020, 09:35

Policia e Tiranës, thotë se ka vënë nën hetim të riun i cili mbrëmjen e djeshme bënte manovra të rrezikshme dhe xhironte gomat para komisariatit të policisë Nr.6 në Tiranë.

Në lidhje me një video të publikuar në rrjetet sociale dhe në mediat elektronike, ku shfaqej një automjet i markës Mercedes Benz me ngjyrë të bardhë duke bërë manovra të rrezikshme dhe xhirime gomash në rrugën “Llazi Miho”, përpara Komisariatit të Policisë Nr. 6 Tiranë, shërbimet e Policisë rrugore, pas verifikimit të pamjeve dhe identifikimin e automjetit, bënë të mundur ndalimin dhe shoqërimin e automjetit bashkë me drejtuesin e tij, në komisariat.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore e procedurale, të kryera nga specialistët për hetimin, ndaj drejtuesit te mjetit, me iniciale B. B., 29 vjeç, banues në Tiranë, filloi procedimi penal ne gjendje te lire, për veprat penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Gjithashtu, krahas procedimit penal, drejtuesit të automjetit ju pezullua edhe leja e drejtimit për “Mosrregullim shpejtësie veçanërisht ne qendrat e banuara” dhe “Përshkimin e karrexhatës kundravajtje dhe në mënyrë të rrezikshme në rrugë”. /a.y/noa.al Bënte “spektakël” me makinë në rrugë, si u kap i riu në kryeqytet