Transmetuar më 22-01-2020, 10:41

Për herë të parë në historinë e Greqisë, një grua zgjidhet si Presidente e vendit.

Paraditen e kësaj të mërkure, Parlamenti i shtetit fqinj zgjodhi në krye të shtetit 65-vjeçaren Katerina Sakellaropoulou, si Presidenten e 13-të.

Ajo u zgjodh me 261 vota pro, nga 300 në total, duke marrë mbështetjen e Demokracisë së Re, Syriza dhe Lëvizjes për Ndryshim.

Detyra e saj nis nga 13 marsi, ditë kur përfundon edhe mandati i Presidentit aktuial, Prokopis Pavlopoulos.

Presidenti grek, i ka kompetencat e kufizuara dhe roli i tij është kryesisht ceremonial. /a.y/noa.al