Transmetuar më 22-01-2020, 12:27

Partia Demokratike publikon emrin e kryebashkiakut socialist që thith kokainë në lokal, pas publikimit të pamjeve në media.

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji, në një dalje për mediat ditën e sotme, tha se kryebashkiaku në fjalë është Lefter Alla.

Ai deklaroi se opinioni publik është tronditur sot nga pamjet sesi kryebashkiaku “ilegjitim” i Bulqizës, i emëruar nga Edi Rama, është duke konsumuar kokainë.

Sipas tij, kokaina, heroina, kanabisi, vjedhja, zhvatja janë cilësitë kryesore të kësaj bande që drejton sot vendin dhe se janë cilësitë e kryeministrit të Shqipërisë, që i ka klonuar tek emërimet e tij politike në pushtetin lokal dhe në administratën publike.

Më tej tha se janë lidhjet me krimin, është hajdutëria dhe babëzia motivi kryesor që e ka shtyrë Edi Ramën të kapë sistemin e ri të drejtësisë, siç vulosi së fundmi, emërimin antikushtetues të vartësit të vet Artur Metani në krye të Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë, një prej organeve më të rëndësishme të drejtësisë.

“Partia Demokratike garanton qytetarët se ne do të zhbëjmë çdo paligjshmëri. Do t’i japim vendit një qeveri që i shërben qytetarit dhe jo kriminelëve. Të gjithë do të japin llogari një më një para ligjit!”, tha ndër të tjera Salianji. /a.y/noa.al Publikohen pamjet, kryebashkiaku në lokal duke pirë kokainë