Transmetuar më 22-01-2020, 13:33
Foto ilustruese

Goditet një rast i drogave të forta në Sarandë, ku një djalë i ri është kapur me kokainë me vete.

Efektivët e policisë Sarandë, në bashkëpunim me grupin e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, kanë vënë në praga Algert Caushin, 22 vjeç, banues në Sarandë.

I riu u kap në lagjen nr.1 në kushtet e flagrancës teksa po udhëtonte me një motoçikletë në rrugën “Gjergj Arianiti”.

Pas kontrollit fizik policia i ka gjetur të fshehura 20 doza lëndë narkotike e dyshuar e llojit kokainë, të cilat dyshohet se do i shpërndante.

Ndaj të dyshuarit hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. /a.y/noa.al