Transmetuar më 22-01-2020, 13:57

Aksident me pasojë tre persona të plagosur është regjistruar në qytetin e Librazhdit mesditën e sotme.

Ngjarja ka ndodhur në hyrje të qytetit të Librazhdit, ku një automjet me targa AA518BC ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka përfunduar në përroin e Shesë.

Sipas të dhënave të para dyshohet se shpejtësia e lartë si dhe ngricat në rrugë kanë bërë që drejtuesi i mjetit të humbasë kontrollin dhe për pasojë makina të përplaset me bordurën duke përfunduar në kanal.

Të aksidentuarit janë E.M., 18 vjeç, L.M., 28 dhe  S.M., 20, nga Xhyra, të cilët janë dërguar në spital ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore dhe fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia rrugore dhe grupi hetimor në vendngjarje po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave ngjarjes./b.l/noa.al/

Foto ilustruese