Transmetuar më 22-01-2020, 21:59

Pritet furtunë e madhe nëpër Dogana.

Ekipi "Task Forcë" në Kryeministri, i ngritur për të luftuar korrupsionin, ka gjetur shkelje gjatë kontrollit, duke propozuar edhe largimin si dhe ndjekjen penale të 12 doganierëve dhe shefave të turnit dhe po ashtu ka paralajmëruar masa disiplinore për mbi 20 punonjës.

Task-Forca Anti-korrupsion e Kryeministisë ushtroi kontroll në pikat doganore të vendit, sidoemos në ato pika, ku edhe ka pasur rënie të vjeljes së të ardhurave apo janë ngritur dyshime për afera korruptive.

Kontrolli ka kaluar në skaner praktikat e doganierëve dhe shefave të turnit.

Gjatë inspektimit janë zbuluar shkelje të shumta.

“Antikorrupsioni” ka rekomanduar largime nga puna për 12 doganierë dhe shefa turni, madje edhe ndjekjen penale të tyre, ndërsa për arsye hetimi, emrat e tyre ende nuk janë bërë publike.

Task Forca ka rekomanduar masa dispilinore edhe për 20 doganierë të tjerë. /NOA.al