Transmetuar më 23-01-2020, 08:00
Foto ilustruese
Një shqiptar është arratisur këtë të mërkurë nga një burg në Greqi, ku vuante dënimin.
Ngjarja është shënuar mesditën e djeshme në burgun e Kretës, ku i burgosuri ndodhej në orën e punës.
Ai ishte duke kryer punë bujqësore jashtë ambienteve të burgut në momentin që është arratisur.
Shqiptari vuante dënimin në burgun e Agias, i dënuar për vjedhje me dhunë dhe kundërshtim të punonjësve të policisë.
Autoritetet e shtetit fqinj dhe policia, kanë nisur kërkimet për gjetjen e shqiptarit, prej të cilit nuk ka gjurmë. /a.y/noa.al