Transmetuar më 23-01-2020, 12:15
I arrestuari dhe celularet e sekuestruar

Një person i dyshuar për vjedhje në makina është vënë në prangat e policisë së Tiranës.

Efektivët e komisariatit nr.2 në kryeqytet, ka bërë arrestimin e F. T., 34 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë.

I riu akuzohet se në orët e pasdites së të mërkurës, në zonën “Komuna e Parisit”, kishte vjedhur në një automjet një portofol dhe dy telefona celular iPhone.

Nga veprimet e shpejta hetimore bë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar, lokalizimi i vendndodhjes së tij dhe rreth orës 18:40, u kap në rrugën “Llambi Bonata”.

Në vazhdim të veprimeve hetimore janë gjetur dhe sekuestruar dhe dy telefonat e vjedhur, njërin prej të cilëve ia kishte shitur shtetasit D. M., i cili u procedua në gjendje të lirë për veprën penale “Përvetësimi i parave ose mallrave qe rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”.

Ndërsa telefonin tjetër policia e gjeti në një servis, ku i dyshuari e kishte çuar për ta zhbllokuar dhe për ta marrë përsëri.

Ndaj 34-vjeçarit hetimet janë në vijim për të zbuluar ngjarje të tjera ku mund të jetë i përfshirë, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Përvetësimi i parave ose mallrave qe rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”. /a.y/noa.al