Transmetuar më 23-01-2020, 20:19

Kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla u paraqit pasditen e sotme në Prokurori për të dhënë sqarimet për videon ku pretendohet se konsumon lëndë narkotike.

Alla dëshmoi për rreth një orë para prokurorëve të SPAK ku, sipas gazetarit Arsen Rusta tha:

"Nuk jam unë personi në video. Të gjendet nga prokuroria duke pyetur ata që nxorën videon se kush është personi në video".

Më parë, Alla kishte bërë me dije me anë të postimeve në Facebook se do të akuzonte për shpifje ish-deputetin Salianji dhe një televizion lokal që montuan pamjet.

Ndër të tjera theksoi se ishte në dijeni për ekzistencën e videos prej një viti, por besonte se cështja do të shkonte në dorë të drejtësisë.

SPAK ka nisur hetimet për këtë çështje, ndërkohë që deputetët e PS-së thonë se nëse vërtetohet se është ai në video, atëherë përgjegjësia është personale./noa.al