Transmetuar më 23-01-2020, 21:32

Një vajzë e re u përpoq të kapte mat të dashurin duke tradhtuar dhe u trondit nga ajo që mësoi.

Vajza, e identifikuar si Ashley, punoi me shfaqjen e Youtube "To Catch a Cheater" me qëllim që të mësonte se sa besnik ishte i dashuri i saj 22-vjeçar, Zack.

Të dy kishin më shumë se 1 vit e gjysmë lidhje, por ajo kishte vënë re disa veprime të çuditshme.

Ashley zgjodhi që nëna e saj të flirtonte me Zack duke i bërë ofertë që të bënin seks dhe kamerat e filmuan të gjithë këtë moment.

Fillimisht, nëna e Ashley bëri sikur u takua rastësisht me Zack në park dhe më pas i tha se e kishte me nxitim. Më pas u shfaq me një fustan provokues duke i thënë që do të takohej me një mashkull.

Zack nuk hezitoi të flirtonte duke i thënë: "Ti je një femër e bukur. Nëse do isha ai, do e vlerësoja shumë."

Pasi shkëmbyen disa komente provokuese, nëna e Ashley i tha: "Mendoj se ne të dy duhet të bëjmë seks".

"Nuk mendoj se Ashley do e pëlqente këtë gjë", i tha Zack, por nuk u përpoq të largohej.

Kur nëna i tha se vajza nuk do ta merrte vesh kurrë, ai ia ktheu, "Nëse ti thua kështu, atëherë përse jo."

Ajo vazhdoi lojën duke i thënë se do i mësonte gjëra të reja që do i bënin mirë për lidhjen me vajzën.

Para se ti jepte një puthje në qafë e ti prekte të pasmet, Zack i tha: "Nuk mendoj se gabohesh. Unë dua të bëj seks me ty."/a.m/noa.al